Kryeministri i Izraelit shtyn pa afat vizitën në Tiranë, zbulohet shkaku

4 vjeç, ka qenë prej 22 vitesh një mbështetës i fortë i Kryeministrit Netanyahu, i cili për herë të parë kishte marrë një post ministror, si ministër për Shërbimet Fetare. Burime pranë qeverisë thanë për “Panorama” se nuk ka anulim të vizitës së Kryeministrit izraelit, por vetëm një shtyrje të saj, vizitë e cila pritet të realizohet brenda këtij viti.

Sipas mediave izraelite, Zyra e Kryeministrit ka theksuar se do të vizitojë Tiranën më 1 nëntor dhe se Netanyahu do të marrë pjesë në një samit rajonal që do të zhvillohet në Shqipëri në fillim të muajit tjetër.

“Vizita në Shqipëri, një vend me maxhorancë myslimane me lidhje historike miqësore me Izraelin, pritet të jetë udhëtimi më i lartë për sa i përket nivelit të një izraelit në vend. Në vitin 1994, ministri i Jashtëm i atëhershëm, Shimon Peres, vizitoi Tiranën dhe këtë vit qyteti e demoralizoi udhëtimin me një pllakë përkujtimore për ish-shtetarin”, shkruan gazeta izraelite “The Times of Israel”.

Netanyahu do të qëndronte, sipas axhendës së Kryeministrit izraelit, një ditë në Shqipëri dhe më pas do të udhëtonte ditën tjetër drejt Bullgarisë, ku në Sofje do të takohej me liderët e Greqisë, Rumanisë, Bullgarisë dhe Serbisë.

Në dhjetor të 2015, Kryeministri Rama zhvilloi një vizitë zyrtare në Izrael ku u prit nga homologu i tij Benjamin Netanyahu, gjatë së cilës nënshkruan Deklaratën e Miqësisë mes dy vendeve.

Kryeministri Rama ishte ftuar në Jerusalem nga Benjamin Netanyahu në një vizitë zyrtare, që përkonte me 25-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Shqipëria dhe Izraeli, sipas Ramës, janë aleatë në luftën kundër terrorizimit. Kryeministri izraelit, që në fillim të fjalës së tij pas takimit zyrtar mes dy delegacioneve, nuk harroi të falënderonte popullin shqiptar për mbrojtjen që i ka bërë popullsisë hebre që përndiqej nga nazistët.

Ndërkohë, ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, zhvilloi në shtator një vizitë në Jerusalem për të përgatitur ardhjen e Kryeministrit Netahyahu në Tiranë.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme