Kryeministri sllovak: Anëtarësimi në BE, do t’i ulte tensionet Serbi-Kosovë

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, pas samitit të Bashkimit Evropian të mbajtur të enjten në Maltë, ka vlerësuar se nuk do të kishte tensione mes Kosovës dhe Serbisë, nëse kjo e fundit do të ishte në BE.

Ai ka kërkuar nga shtetet anëtare të BE-së që të ketë një politikë më aktive të zgjerimit, në mënyrë që të ketë edhe më unifikim të politikave, transmeton sovrani.info.

Ndërsa, kryeministrat e shteteve të Vishegradit, pas samitit të BE-së kanë thënë se mirëpresin qasjen e re të migrimit, si një hap në drejtimin e duhur për të mbrojtur kufijtë nga migracioni./sovrani.info