Kryeprokurori Lumezi: Krimi i cili nuk ndëshkohet përsëritet

Sakte.net / E hënë, 17 Tetor 2016  –  11:24

Ka filluar shënimi i javës së viktimave të krimit në Kosovë.

Ndërkaq në konferencën hyrëse për nder të kësaj jave, po marrin pjesë personalitetet më të larta shtetërore, përfshirë presidentin Hashim Thaçi e kryeprokuorin Aleksander Lumezi, ministrja e drejtësisë Dhurata Hoxha dhe ambasadori amerikan Greg Delawie.

Në fjaliminn e tij Kryeprokurori Lumezi ka thënë se me rastin e kësaj ngjarje shpreh përkushtimin në misionin për ndërtimin e shtetit ligjor.

‘’Pavarësisht nga simbolika drejtësia dhe rimëkëmbja e viktimave dhe e krimit nuk është veprimtari përkujtimore, por është obligim i shtetit. Të drejtat e viktimave të krimit janë të mbrojtura me anë të Kushtetutës.‘’

Kryeprokurori Lumezi tha gjithashtu se tashmë në të gjitha prokuroritë janë caktuar prokurorë të cilët do të merren me viktimat e krimit. Ai tha gjithashtu se krimi i cili nuk ndëshkohet, përsëritet.

‘’Krimi i cili nuk ndëshkohet përsëritet. Institucionet e drejtësisë duhet të udhëhiqen nga njerëz me integritet moral.’’

‘’Ju duhet kohë për të peshuar të drejtën por kjo është kohë e shkurtër për viktimat e krimit. Vendosja e drejtë dhe e shpejtë e parandalon krimin, ndërsa vendosja e ngadalshme e nxit shkaktimin e krimeve.’’,  ka përfunduar Lumezi.

Sipas Lumezit, prokuroret e gjyqtarët janë të ngarkuar me shumë lëndë, por patjetër duhet të trajtohen rastet kur ka viktima të krimit, njofton Klan Kosova.