Kryetari Çairit nuk blen veturë zyrtare, paratë i çon për bamirësi

Sot thirra në mbledhje ekipin tim për të diskutuar në lidhje me largimin e pikës 30 nga rendi i ditës i mbledhjes së Këshillit të Komunës që do të mbahet nesër e që ka të bëjë me kërkesën deri te Këshilli Komunal për furnizim me automjet udhëtimi për nevojat e Kryetarit të Komunës së Çairit.

Pas konsultimit me ekipin tim morra vendim që mjetet për furnizim me automjet udhëtimi për nevojat e Kryetarit të Komunës të alokohen për:

  • trajtimin e fëmijëve me nevoja të veçanta;
  • ndërtimi I këndëve me lojra për fëmijë, si dhe mirëmbajtja e tyre;
  • mbështetja e organizatave humanitare.

Për realizimin e obligimeve të përditshme të punës do të vazhdoj t’a shfrytëzoj veturën time personale.