Kryetari i Londrës: ”Mos u tregoni grave çfarë të veshin”

Kryetari i Londrës Sadiq Khan ka kritikuar ndalimin e shamive ‘burkini’ në Francë pasi mori pjesë në një samit me homologen e tij franceze në Paris, shkruan Daily Mail.

Khan, kryetari i parë mysliman i Londrës, arriti në kryeqytetin e Francës në mëngjesin e sotëm për bisedime me Anne Hidalgo.

Por para këtij takimi, ai u gjend në debatin mbi ndalimin e mbulesës së femrave myslimane, transmeton KosovaPress.

Për Evening Standard ai tha: “Nuk mendoj që dikush duhet t’u tregojë grave se çka mund dhe çka nuk mund të veshin, dhe pikë, është kaq e thjeshtë”.