Kryeziu: Samiti i Berlinit, një momentum i ri Lexo me shume:

“Ky Samit duhet të përdoret për të vënë themele të reja, parime të reja negociuese…” I ftuar në emisionin debatues “Click” në RTV21 ishte analisti Taulant Kryeziu i cili duket folur lidhur me Samitin e Berlinit ka thënë se ky është një momentum i ri.

“Ky është një momentum i ri, Samiti i Berlinit është shumë me rëndësi që po ndodh në Berlin me ftesë të kancelares Merkel dhe presidentit Macron. Momentum i ri për palët, për të reflektuar mbi parime të reja negociuese sa i përket dialogut me Serbinë”, potencoi Kryeziu. Tutje Kryeziu ka thënë se vendosja e taksës ka ndryshu pozicionimin ndërkombëtar sa i përket dialogut.

“Mendoj që tani ky Samit duhet të përdoret për të vënë themele të reja, parime të reja negociuese të cilat duhet njëherë e përgjithmonë ta përjashtojnë mundësinë që territori i Republikës së Kosovës të jetë objekt diskutimi në kuadër të këtyre negociatave”, ka thënë Kryeziu. Ndryshe, Kryeministri Ramush Haradinaj, Samitin e Berlinit e sheh si mundësi të avansimit të përpjekjeve drejt normalizimit dhe pajtimit përfundimtar të Kosovës dhe Serbisë. 

Ai thotë se marrëveshja me Serbinë duhet të bëhet vetëm me njohje reciproke dhe me rivendosjen e raporteve ekonomike./21Media  

Lexo me shume: http://rtv21.tv/kryeziu-samiti-i-berlinit-nje-momentum-i-ri/?fbclid=IwAR0OWfrwciIltC5k5MNWiU4xzoECWWcfEaUiQSB3PKy9nr2kNl5YGuSIUac

/21Media   

Lexo me shume: http://rtv21.tv/kryeziu-samiti-i-berlinit-nje-momentum-i-ri/?fbclid=IwAR0OWfrwciIltC5k5MNWiU4xzoECWWcfEaUiQSB3PKy9nr2kNl5YGuSIUac
© RTV21.tv


më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme