KSHZ i dha fund ankesave, u pranua vetëm një ankesë e BESËS

KSHZ ka hedhur poshtë ankesën e fundit të LSDM. Me këtë, ky institucion pas katër ditëve punë, i ka dhënë fund shqyrtimit të ankesave të partive politike. Lëvizja BESA kishte dorëzuar 8 ankesa, ndërsa edhe LSDM kishte 8 ankesa. Vetëm një ankesë e Lëvizjes BESA u pranua, edhe ate për një parregullsi në Gostivar. KSHZ do të vlerësoj më pas se a duhet të ketë rivotim në këtë vendvotim në Gostivar apo jo, në rast se rezultati nuk do të ndikojë në numrin e përgjithshëm. KSHZ pas disa orëve debate sot nuk pranoi ankesën e fundit të LSDM për parregullsi në Tearcë të Tetovës.