Kthehet Moto 360, por jo i krijuar nga Motorola

Kur Google e lansoi Android Wear (tani i emërtuar Wear OS), një nga orët e para të mençura që e përdori këtë platformë ishte Motorola Moto 360.

Pajisja e bartshme shpejt u bë e njohur tek fansat për shkak të dizajnit të saj elegant. Gjithashtu, kjo ishte një nga orët e para të mençura me Android me dizajn të rrumbullakët, raporton “The Verge”.

Shumë adhurues u zhgënjyen kur Motorola në vitin 2016 njoftoi se po e braktiste tregun e orëve të mençura, pas vetëm dy gjeneratave të modelit Moto 360. Megjithatë, për fansat e brendit tani ka lajme të mira: Moto 360 është rikthyer. Brendi i është licencuar kompanisë së quajtur eBuyNow.

Image

Ora e mençur e gjeneratës së tretë Moto 360 e ka një kornizë çeliku të pandryshkshëm, e cila vjen në variantet Steel Grey, Rose Gold dhe Phantom Black, shkruan KOHA Ditore. Pajisja ka korniza më të mëdha se paraardhësi i saj dhe mundësohet nga çipseti Snapdragon Wear 3100. Ka 1 GB RAM dhe 8 GB hapësirë të brendshme për ruajtje.

Mbetet të shihet nëse Moto 360 e gjeneratës së tretë do ta përvetësojë pjesën e fansave që i kishte më parë. Ora e mençur do të jetë në dispozicion nga dhjetori, me një çmim prej 350 dollarësh.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme