Ku janë hetimet për vetëvrasjet e dy nxënësve në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, është në fazën përfundimatre të hetimeve për vetëvrasjen e dy nxënësve të shkollës së mjekësisë “Luciano Motroni” në këtë qytet.

Prokurori, Metush Biraj, tha se deri më tash janë intervistuar disa persona.

“Janë kryer disa intervistomë. Tash jemi në fazën përfundimtare të hetime, prandaj nuk mund të flas asgjë më shumë sepse mund ta prishim procesin”, ka thënë Biraj për RTV Besa.

Donjeta Kafexholli dhe Alketa Dakaj, i kanë dhënë fund jateës, duke kërcyer nga katet e larta të banesave.

Ato, kanë qenë shoqe të klasës. Ende nuk dihen motivet që kanë shtyrë dy nxënëset që t’i japin fund jetës.

Lini Një Koment