Kufoma dhe njerëz të plagosur, pamjet e tmerrshme nga aksidenti në Maqedoni

Një autobus ka dalë nga rruga dhe është përmbysur pasditen e djeshme në autostradën Shkup-Tetovë. Paraprakisht raportohet për 15 persona të vdekur dhe 40 të plagosur.

Sipas dëshmitarëve thuhet se shkak i aksidentit është bërë çarja e gomës së autobusit, duke bërë që mjeti të përfundonte në korsinë tjetër të autostradës. Por kjo sipas burimeve jo-zyrtare është mohuar nga shoferi i automjetit, shkruajne mediat në Maqedoninë Veriore.

Zv. ministri i Brendshëm, Agim Nuhiu, si dhe ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Kalimtarët e rastit dhe qytetarët të cilët gjenden në vendngjarje janë mbledhur grup dhe u munduan që të rrokullisin autobusin, për të mundësuar tërheqjen e udhëtarëve që kanë ngelur brenda autobusit të nxirren jashtë.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/kufoma-dhe-njerez-te-plagosur-pamjet-e-tmerrshme-nga-aksidenti-ne-maqedoni-626574/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Lini Një Koment