Kujdesi ndaj syve, i nevojshëm dhe i domosdoshëm

Padyshim se një nga organet më të ndjeshme ndaj faktorëve të jashtëm e të brendshëm janë sytë.Gazetare: Syzana Hajradini

Një kujdes i vogël është i mjaftueshëm për ruajtjen e shëndetit të syve, raporton emisioni #gjesi në T7.

Oftamologu, Afrim Shabani, këshillon që çdo person pavarësisht që mund të mos ketë probleme me sy, të bëjë të paktën një herë në vit një vizitë te mjeku përkatës.

Oftamologu thotë se një faktor shtesë për dëmtimin e syve është edhe përdorimi i shpeshtë i telefonit.

Ndër të tjera, Shabani këshillon që telefoni të mbahet larg syve për 30 centimetra.

Ndryshe, shpesh mund të hasim edhe persona të cilët i përdorin syzet e tjetrit. Për këtë, oftamologu pohon se është gabimi më i madh që mund të bëhet dhe ndikon drejtpërdrejt në dëmtimin e syve.

Ndërkohë, është me shumë rëndësi që kujdesi ndaj syve të nisë qysh në moshë të vogël. Andaj, assesi nuk duhet anashkaluar kujdesin që duhet treguar ndaj fëmijëve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme