Kuka i kërkoi Gjakovës ta ndërpresë garën

Driton Kuka, trajneri i Nora Gjakovës ka thënë se xhudistes kosovare i kërkoi që të anulonte pjesëmarrjen në Lojëra Olimpike “Rio 2016” për shkak të lëndimit në gju, por ajo nuk e dëgjoi.

Nora Gjakova arriti të kalonte fazën e parë në kategorinë deri 57 kilogramë, por u eliminua në fazën e dytë pasi u mposht nga Corina Caprioriu.

“Nora është ajo që sot përkundër mendimit tim që ndoshta do ishte më mirë të anulonte pjesëmarrjen në Olimpiadë, deshi të garojë luftoi aq sa mundi fitoi një luftë mandej humbi nga rumunja të cilën e kishte mposht vitin e kaluar në Baku, por dy muaj pa stërvitje adekuate megjithatë ishin pengesë drejt medaljes!”, ka shkruar ai në Facebook.

Toni ka shprehur po ashtu dëshirën që të dalë në pension pasi ka fituar gjithçka me xhudistet e tija, por ka thënë se i ka premtuar Norës që do të punojë me të deri në Olimpiadën e ardhshme “Tokio 2020”.

“I premtova Norës që do punoj me të deri në Tokio edhe pse do doja të dal në pension…”

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë