Kundër kërcënimeve të Naser Selmanit nga Bekir Asani dhe vëllau i saj: Qeveria t’i heshtë sulmuesit ndaj gazetarëve

“Erdhëm këtu që të protestojmë për shkak të kërcënimeve nga përfaqësuesit e partisë që është në qeveri ndaj koleges sonë të SHGM-së për Naser Selmanin. Kërkojmë që të bëhet siguri policore ndaj kolegës sonë sepse ai ka një meritë të konsiderueshme për sulmet e mëhershme ndaj kolegëve të ne. Kërkojmë nga prokuroria që të ndërmarrë masa për të siguruar mbrojtje ndaj Selmanit, sepse kjo është një drejtësi selektive. Neve na duhen vepra, e jo kumtesa, tha Tamara nga SHGM-ja, transmeton Portalb.mk.

E ndërkaq kryetari i SHGMsë, njëherit dhe i kërcënuari, Naser Selmani tha se kjo protestë nuk bëhet vetëm se ai u sulmua, por sepse gota u mbush. Me këtë rast Selmani bëri thirrje që të ketë vepra, e jo fjalë se gjykoni sulmet ndaj gazetarëve, gjithnjë duke u thirr në Qeverinë e Maqedonisë dhe Prokurorinë Publike.

“Erdhëm këtu sepse u mbush gota. Ne nuk jemi këtu vetëm se unë u sulmova. Por u mblodhëm këtu sepse vazhdon censura e ndaj mediave, sepse vazhdojnë gazetarët të shkojnë në gjykata sepse fotografuan një person publik në vend publik. Ne paguajmë tatime ndaj qeverisë, dhe kjo qeveri ka për detyrë të hesht sulmuesit. Nuk është koha që Qeveria të shkruajë se i kritikon sulmuesit, por ajo duhet të veprojë dhe t’i hesht sulmuesit. Nëse unë hesht, nëse kolegët e mi heshtin, dijeni se ju jeni me radhë. Një regjim që u largua, nuk duam të krijojmë një regjim të ri. Nuk iu frikësova Gruevskit, dhe nuk iu frikësohem as përfaqësuesve të BDI-së. Është turp që kriminelët të përfaqësojnë shqiptarët. Shqiptarët i dinë se kush janë kriminelët e BDI-së dhe duhet të dalin para drejtësisë. Mos keni frikë se asgjë nuk mund të ju bëjnë”, tha Selmani.

Para protestuesve doli edhe ministri për Transparencë, Robert Poposki, i cili duke shprehur se qeveria e Maqedonisë nuk është institucioni i vetëm që mund të sigurojë mbrojtje për gazetarët, ai motivoi këta të fundit që të informojnë me kohë për të gjitha sulmet dhe kërcënimet

“Gazetarët kanë për detyrë ta kryejnë detyrën e vet, Qeveria nuk është i vetmi institucion që duhet të kryejë këtë detyrë, sepse ne nuk jemi të vetmit që mund të sigurojmë mbrojtje. Nga sot ju motivojmë që të informohemi dhe të ndërmarrim masat në kohë. Rasti i Selmanit është tashmë duke u ndjekur nga prokuroria, dhe besoj se nga atje do të marrin masat e duhura”, tha ministri për transparencë, Robert Poposki.

12:00- Nën organizim të Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve të Maqedonisë (SPGM), ka filluar protesta nga gazetarët dhe qytetarët në lidhje me rastin e fundit të kërcënimeve dhe ofendimeve ndaj gazetarit Naser Selmani, nga funksionari i BDI-së, Bekir Asani dhe vëllai i tij, Bejtulla Asani, njofton Portalb.mk.

Protesta ka nisur para objektit të SHGM-së e kurse tash është duke u zhvilluar në drejtim të objektit të Qeverisë së Maqedonisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme