Kupa e Afrikës, vetëm shkëlqimi i yjve shlyen turpin e zyrtarëve

Zyrtarët kryesorë të futbollit në Afrikë shpresojnë që Kupa e Kombeve, që do të mbahet në Egjipt prej 21 qershorit, mund të shmangë vëmendjen nga një varg incidentesh të turpshme që i kanë përfshirë ata.

Në javët e fundit, presidenti i Konfederatës së Futbollit të Afrikës (CAF), Ahmad Ahmed, nënkryetari Amaju Pinnick dhe sistemi VAR kanë dominuar nëpër ballinat botërore, hapësirë kjo zakonisht e rezervuar për lojtarët si Mohamed Salah e Sadio Mane, shkruan AFP.

Malagasy Ahmad u mor në pyetje nga autoritetet franceze javën e kaluar në kuadër të një hetimi për korrupsion, shkelje të besimit dhe falsifikimit të raporteve, transmeton Koha Ditore.

Ish-sekretari i përgjithshëm i CAF-it, Amr Fahmy, nga Egjipti u shkarkua kohët e fundit pas akuzave të ndryshme serioze kundër Ahmadit.

Këto përfshijnë korrupsionin, ngacmimin seksual, nepotizmin dhe mosrespektimin e statuteve të CAF-it nga një zyrtar që ka qenë pasardhës i Issa Hayatou gjatë dy vjetëve të fundit.

Kupa e Afrikës do të mbahet për herë të parë me 24 përfaqësuese, në Egjipt. Po ashtu, për herë të parë ky edicion po mbahet gjatë periudhës qershor-korrik..

Lini Një Koment