Kur bëhen bashkë humanistët dhe shkaktarët e varfërimit të popullit për t’i ndihmuar të varfërit!

Shkruan: Xhevdet Pozhari

Humanistëve Elvis Naçi dhe Halil Kastrati, pavarësisht kontributit të tyre maksimal dhe të pazëvendësueshëm për familjet e skamnorëve, duhet rikujtuar se pushtetarët si Edi Rama dhe Kadri Veseli janë më meritorët për varfërimin e popullit. Se ata janë shkaktarët kryesorë pse sot qindra e mijëra familje ju drejtohen atyre për lëmoshë.

Jo shumë kohë më parë kur pata kritikuar Halil Kastratin pse e promovoi në “natën e Kadrit” – Kadriun, njeriun që rreth vetes ka grumbulluar anti-islamistët më të mëdhenj, shumë njerëz mu vërsulën me ofendime nga më të ndryshme. Shembullin e Kastratit tashmë e ka ndjekur edhe Naçi duke e promovuar si humanist njeriun që është përgjegjësi kryesor pse Shqipëria është buzë greminës – kryeministrin Rama.

Vërsuluni sërish nëse doni! Por, mbajeni mend se veç miku ta thotë në sy të vërteten e cila edhe mund tët dhemb. E, ju me përkrahjen e verbër po i shtyeni drejt gabimeve të reja…

Fotografia e Xhevdet T. Pozhari

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme