Kur lindi praktika e shtrëngimit të duarve?

Praktika e të përshëndeturit duke shtrënguar dorën është mjaft e përhapur sot. Dëshmitë e këtij zakoni janë të rralla.

Në perëndim imazhet e shtrëngimit të duarve i atribuohen një stele (gur) të shekullit V, ku përshëndeteshin kështu perënditë Athina dhe Era.

Imazhet e shtrëngimit të dorës shfaqen edhe në varrimet e periudhës së shekullit V, por për historianët bëhet fjalë për një përjashtim.

Në Romën antike përshëndetej më shpesh duke u puthur. Shtrëngimi i duarve kufizohej në situata të veçanta dhe u rezervohej njerëzve më të afërt; familjarë dhe miq shumë të shtrenjtë.

Dorështrëngimi babilonez.

Gjërat ishin më ndryshe në lindje. Aty kjo praktikë ishte e përhapur që para 4000 vjetësh, të paktën në ceremonitë fetare.

Një nga dëshmitë historike më të rëndësishme vjen nga Babilonia (1800 para Krishtit) kur gjatë festimit të vitit të ri monarku shtrëngonte në mënyrë simbolike dorën e statujës së Mardukut, perëndia më e madhe babiloneze, mbrojtës i qytetit antik.

Shtrëngimi i dorës ashtu si e njohim sot tek të gjithë popujt u përhap në Europë pas rënies së perandorisë romake, gjatë mesjetës nga shek V-X pas Krishtit.

Ata që e praktikonin më shumë ishin fiset gjermanike, çka tregonte besim të plotë ndaj atij që takonte.

Ishte e thjeshtë sepse duke zënë dorën e djathtë ishte e pamundur për të nxjerrë shpatën për t’u mbrojtur.

Qysh atëherë shtrëngimi i dorës është përhapur si vaji dhe është i zakonshëm në shumë kultura.

Në vendet anglofone është praktikë në kontekst pune dhe biznesi, në vendet arabe përshëndetja (në versionin e plotë) parashikon që dora të prekë gjoksin, buzët dhe pjesën qendrore të ballit, pastaj gjesti zgjatet përpara, ndërsa përkulesh.

Në popuj të tjerë përkulesh, ndërsa dora shtrëngon dorën e interlokutorit.

Tek Masai, përshëndetja e tyre konsiston në një prekje të lehtë të duarve që zgjat shumë pak. /bota.al

Lini Një Koment