Kur në Maqedoni i kërkuan të këndoj në gjuhën serbe Nexhmije Pagarusha anuloi koncertin

Ajo është e njohur si një grua, e cila gjatë gjithë karrierës së saj i ka shërbyer me nder dhe dashuri atdheut të saj përmes artit.

Nexhmije Pagarusha kurrë nuk ka pranuar të këndonte diçka që i tejkalon vlerat tona e të lë pas dore muzikën e mirëfilltë shqipe, këtë më së miri e dëshmon anulimi i një koncerti në Maqedoni, ku i është kërkuar të këndonte në gjuhën serbe dhe zonja Nexhmie është larguar nga skena dhe nuk ka kënduar fare.

Nexhmie Pagarusha, ka përfuduar Shkollën e Muzikës, në Beograd, dhe gjatë gjithë karrierës së saj artistike ka performuar në koncerte në vende të ndryshme të botës, duke e bërë kështu Kosovën të njohur kudo që ka hedhur hap.

Në vitet e rinisë Nexhmia ka kënduar vepra të përkthyera nga Bethoveni, Verdi e shumë emra të mëdhenj.

Gjatë gjithë karrierës së saj ka kënduar mbi 150 këngë

Kënga më e njohur e saj është “Baresha”, të cilën e ka kompozuar burri i saj, Rexho Mulliqi

Nexhmia është krahasuar me yjet më të mëdhenj botërorëe, sa ishte në shkollë në Beograd, madje atë e kanë krahasuar me zërin e rrallë francez Zhyliet Greko.

Përveç muzikës ajo ka qenë edhe aktore. Ka luajtur në shumë filma dhe është cilësuar nga regjisorët si një aktore e përkryer.

Idhulli i saj i përjetshëm ka qenë gjithmonë babai i saj, i cili ishte mësues me profesion, dhe siç tha Tariku vëllai i saj për Gazetën Metro, gjithmonë do t’i falenderohet atij për suksesin e saj.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme