Kur Serbia pranonte se Kosova nuk është e saj

Në shekullin XIX, kur Serbia po bënte hapat e parë për ndërtimin e aparatit shtetëror dhe emancipimin shoqëror, filluan të hartoheshin edhe hartat e para gjeografike të këtij shteti, të cilat fillimisht pasqyronin të vërteta faktike, por pjesërisht edhe mite historike.

Sidoqoftë ato tregonin se serbët nuk kishin ndonjë pretendim territorial ndaj Kosovës, përkundrazi ata vendin me të cilin kufizoheshin në jug e quanin Shqipëri, e cila përfshinte territorin e Shqipërisë dhe Kosovës së sotme, por edhe të Sanxhakut, shkruan sot “Koha Ditore”.

Megjithëse në atë kohë ato troje ishin pjesë e Perandorisë Osmane, hartat lënë të kuptohet se Serbia tokat e banuara me shqiptarë i shihte si shtetin e ardhshëm të Shqipërisë.

Hartat janë dëshmi e qartë se Serbia kishte pranuar pothuajse dy shekuj më parë se Kosova nuk ishte e saj.