Kurban Bajrami u fal edhe në veri të Mitrovicës

Sakte.net / 12 Shtator 2016 / 09:44

Shumë shqiptarë dhe të tjerë të besimit islam kanë marrë pjesë në faljen e namazit të Kurban Bajramit, në lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës.

Si edhe në Bajramin e kaluar, qytetarët kishin improvizuar faljen në ambient të hapur, nën ligjëratën dhe faljen e hoxhës Cena Bala, i cili përcolli mesazhin për paqe dhe dashuri ndaj njëri tjetrit.

Gjatë gjithë kohës së faljes, janë vërejtur forca të shtuara të Policisë së stacionit veri, si dhe pjesëtarët e KFOR-it.