Kurdët marrin përgjegjësinë e sulmit në Stamboll

Përgjegjësinë për sulmin e mbrëmshëm në Stamboll e ka marrë grupi militant kurd TAK, raporton Reuters.

Si pasojë e sulmit humbën jetën 38 persona dhe u lënduan 155 të tjerë. Shumica e viktimave janë policë. TAK është degë e Partisë së Punëtorëve Kurd (PKK) dhe përgjegjësinë e mori nëpërmes një njoftimi në faqen e tyre.

Sulmi ndodhi mbrëmë rrth orës 20:00 në qendër të Stamboll, pranë stadiumit të futbollit të klubit, Beshiktash.