Kurti: Konjufca nuk do të japë dorëheqje, ai do të kalojë në ekzekutiv

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se kryetari aktual i Kuvendit, Glauk Konjufca nuk do të jap dorëheqje, por sipas tij, ai do të kalojë në ekzekutiv.

Kështu ka thënë ai në një konferencë për media pas nënshkrimit të marrëveshjes për bashkëqeverisje me LDK-në.

“Jemi pajtuar që në Qeverinë e ardhshme t’i kemi 15 ministri gjithsej, dy zëvendës-kryeministria dhe dikur rreth 33 zëvendës-ministra. Pra nga 21 ministri tash do t’i kemi vetëm 15”.

“Kjo tregon se Qeveria jonë e përbashkët ende pa ia nisur punës ka bërë një ndryshim të madh sepse është Qeveria më e vogël deri më tani. Nëse ne nuk do të bënim një gjë të tillë atëherë do të zvarritej edhe për një vit reduktimi në 12 ministri”.

I pyetur rreth postit të kryetarit të Kuvendit, Kurti ka thënë se Vetëvendosje e propozon një kandidat ose kandidate të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Atë do ta shihni në seancën e nesërme, ne jemi pajtuar që kryetarin e Kuvendit e propozon VV kandidatin e LDK-së”.

“Nuk do të japë dorëheqje Glauk Konjufca, ai do të vijë në ekzekutiv”.

“Është e vërtetë se ka pasur një lloj zgjatjeje për shkak të interesimit të madh sepse nevojat e qytetarëve janë të mëdha. Ne duam të bëjmë një reformë që është e pesëfishtë: në ekonomi, arsim, shëndetësi, siguri dhe drejtësi”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme