Kurti: Regjimi në fuqi nuk do që Kuvendi të trajtojë përmbushjen e marrëveshjes me Serbinë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, deklaroi se janë bërë pesë muaj kur deputet e Kuvendit të Kosovës kanë marrë raportin qeveritar për marrëveshjet e dialogut gjashtëvjeçar (2011-2017) Kosovë-Serbi.

Sipas tij ky raport nuk lejohet të futet në agjendë parlamentare e të sjellet në seancë plenare për diskutim, shqyrtim e vlerësim.

“Që prej 9 korrikut 2018, raporti 41 faqesh mbahet i bllokuar! Duket që regjimi në fuqi nuk do që Kuvendi ta trajtojë shkallën e përmbushjes së marrëveshjeve dhe ndikimin e tyre në realitetin politik, shoqëror e institucional të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Nuk duan të dihet se ku jemi dhe nga erdhëm, nuk duan të nxjerrim mësime nga e kaluara, sepse duan të përsëriten gabimet e njëjta, me nxitimin e vjetër drejt dialogut të ri”, u shpreh Albin Kurti në rrjetin social Facebook.

Ja postimi i plotë i tij:

Sot, me 9 dhjetor, u bënë pesë muaj që deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë marrë raportin qeveritar për marrëveshjet e dialogut gjashtëvjeçar (2011-2017) Kosovë-Serbi. Por, ky raport nuk lejohet të futet në agjendë parlamentare e të sjellet në seancë plenare për diskutim, shqyrtim e vlerësim. Që prej 9 korrikut 2018, raporti 41 faqësh mbahet i bllokuar! Duket që regjimi në fuqi nuk do që Kuvendi ta trajtojë shkallën e përmbushjes së marrëveshjeve dhe ndikimin e tyre në realitetin politik, shoqëror e institucional të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Nuk duan të dihet se ku jemi dhe nga erdhëm, nuk duan të nxjerrim mësime nga e kaluara, sepse duan të përsëriten gabimet e njëjta, me nxitimin e vjetër drejt dialogut të ri.

S

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme