Kurti: Vetëvendosje fitoi kur Astriti u bë aktivist, ndërsa regjimi fitoi kur ai i vra

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në seancën e jashtëzakonshme për Astrit Dehari, ka thënë se Astritin e kishin akuzuar pa faj, e morën në praga, ndërsa e nxorrën të vdekur nga burgu.

Kurti ka thënë se në Kosovë, të gjitha institucionet e drejtësisë nga bërë vende të krimit. Sipas tij, në rastin e Astrit, krim ka pasur që nga arrestimi e deri më 5 nëntor kur vdiq.

“Në qeli në Prizren ka vdekur një i pafajshëm. Astriti ishte i shëndoshë, si në aspektin psikik ashtu edhe fizik. Ndërsa, njerëzit e shëndoshë në paraburgim nuk bëjnë vetëvrasje. Të vdesësh në paraburgim është si të vdesësh në stacionin policor, andaj edhe fillimisht kishte folur kryepolici i rajonit të Prizrenit, Nexhmi Krasniqi. Ai foli për medikamente të paqena. Syla tha se Aastriti u vetëvra. Kjo tregon se qëllimi i tyre ka qenë tendencioz”, ka thënë Kurti.

Kurti ka deklaruar se në këtë rast, ekziston një ndërhyrje e thellë politike, andaj edhe raporti i autopsisë nuk ishte publikuar të nesërmen, por pas 11 ditëve.

“Ne kemi fituar që nga momenti kur Astriti u antarësua në VV, por regjimi fitoi kur ai vdiq në burg”, tha Kurti.

Mbajtja e Astritit në paraburgim ishte tendencë për izolim, thotë Kurti.

“Në asnjë rast aktivistët nuk i kanë ikur Prokurorisë. Gjykata nuk mund të faktoj këtë rast, ashtu siç kishte bërë Xhabir Zharku e të tjerë”, shton Kurti.

Kurti ka thënë se kjo gjë po bëhet me qëllim, pasi sipas tij, regjimi më nuk ka interes për atë, Visar Ymerin, Glauk Konjufcën apo të tjerë, por për të rinjtë, të cilët po tentojnë t’i frikësojnë. /Periskopi