Kush është ‘lepotica’ e Sellmës, vajza e kriminelit Arkan (Foto)

Një kompliment i grimeres së njohur nga Kosova, Sellma Kasumoviq, për vajzën e kriminelit Arkan, ka ngjallur reagime të shumta.

Në komentin e saj në Instagram, përballë fotografisë së vajzës së Arkanit, Sellma Kasumoviq shkruan ‘lepotica’ (bukuroshe).

Kush është Anastsija Raznatoviq?

Në ditëlindjen e saj të 18, Anastsija Raznatoviq, vajza e kriminelit Arkan, kishte bërë festë të madhe.

Dailymail, para dy vitesh shkruante për jetën e shtrenjtë që bën Anastasija Raznatoviq me titull “Kah i merr gjithë këto para”.

Babai i saj ishte një nga kriminelët më të kërkuar, i cili u qëllua për vdekje para se të dilte para Tribunalit për krime lufte.

Tani, vajza e liderit të paramilitarëve serbë, Arkan – i cili akuzohej për masakrimin e qindra kroatëve dhe myslimanëve në Bosnjë në vitet e 90’ta, tani po e paraqet veten në rrjetet sociale bashkë me jetën e shtrenjtë që bën.

Kur dailymail, shkruante këtë artikull në vitin 2016, tregonte se si Anastasija Raznatoviq, atëkohë 18 vjeçare, tregonte në rrjetet sociale jetën e ‘lartë’ (të shtrenjtë) që bën dhe tendencën të paraqitej si një Kim Kardashian serb.

Babai i saj, i njohur për krime lufte, i ka lënë si duket një pasuri të madhe trashëgimi. Dhe nëna e Anastasias është Ceca, e cila është një yll i madh në vendin e saj. Në kohën kur dailymail shkruante profilin e vajzës së Arkanit, ajo kishte 465,000 ndjekës në Instagram.

Ditëlindjen e 18’të e kishte festuar me shumë të ftuar VIP në Beograd.

Dailymail shkruan se si ish-i dërguari i SHBA’së për negociata me Millosheviqin, Richard Holbrooke, shkruante në memoaret e tij se si ‘edhe vetë Millosheviqi ia kishte frikën Arkanit’.

Njësitet famkeqe të Arkanit, njihen si persona të rekrutuar nga burgjet dhe huliganë të futbollit, ku prej atje i nxjerrte Arkani dhe i dërgonte për të kryer masakra ndaj kroatëve, boshnjakëve dhe shqiptarëve

Lini Një Koment