Kush është shqiptari që rrëmbeu dhe përdhunoi për 3 ditë të dashurën e tij

Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar pasi rrëmbeu dhe përdhunoi për 3 ditë ish-të dashurën e tij italiane.

Sipas mediave në Itali, shqiptari ka detyruar me forcë ish partneren e tij italiane, të qëndrojë e izoluar në një apartament në Foligno, duke abuzuar seksualisht.

Pas 3 ditëve, ai ka marrë ish partneren e tij dhe e ka çuar në një qendër tregtare. Duke parë praninë e shumë personave, gruaja ka përfituar nga situata dhe ndërsa makina ishte në lëvizje, ajo ka hapur derën e makinës dhe është hedhur në rrugë.

Por shqiptari ndaloi automjetin dhe u përpoq përsëri ta rikthente në makinë ish partneren, duke ushtruar dhunë percjell oranews.

Ndërhyrja e njerëzve dhe disa rojeve të sigurisë së qendrës tregtare bënë të mundur që gruaja të shpëtonte.

Fillimisht shqiptari u largua, por falë kamerave të instaluara në qendrën tregtare, autoritet italiane arritën të gjurmojnë dhe identifikojnë shqiptarin, duke e ndaluar dhe arrestuar në Foligno.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme