Kush ishte njeriu i Qaseem Soleimanit që fshihej në Tiranë

Seyed Ahmad Hosseini Alast, atashe kulturor i Iranit në Shqipëri u shpall i padëshirueshëm dhe iu kërkua që të largohej sa më shpejt nga Shqipëria.

Ai ishte në të vërtetë oficer i shërbimit sekret Iranian Mois, dhe fshihej pas statusit diplomatik. Diplomati iranian kishte disa vite në Shqipëri dhe kishte krijuar lidhje të forta.

Nën tetkun e atasheut të kulturës ai ishte emëruar edhe drejtor i Fondacionit kulturor Sadi Shirazi, një fondacion që vepron në Shqipëri prej vitit 1996 dhe që sipas statutit synon përhapjen e kulturës iraniane në Shqipëri, dhe të asaj shqiptare në Iran.

Ky fondacion boton edhe një revistë ku sërish njeriu i shërbimit sekret Iranian ishte drejtues. Përveç botimeve nëpërmjet këtij fondacioni mendohet se financohen edhe media on line në Shqipëri të cilat ndjekin një vijë idologjikë afër rregjimit të Ajatollahëve në Iran dhe shpesh duke goditur vendimin e Shqipërisë për të mirëpritur pjestarët e opozitës iraniane, Mek.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme