Kush janë deputetët që iu rritën votat, e kush pësoi rënie drastike

Ende nuk janë certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit. Por sipas rezultateve të shpallura nga KQZ-ja me 7 nëntor, mosha mesatare e deputetëve të legjislaturës së re pritet të jetë 44 vjeç.


Deputeti më i vjetër në moshë që ka fituar të drejtën e ulëses në Kuvend pritet të jetë Jahja Koka nga Lëvizja Vetëvendosje, 71 vjeç ndërsa deputetja më e re Fjolla Ujkani me 22 vjet po ashtu nga Vetëvendosje.

Nëse do të jenë të certifikuar, Koka dhe Ujkani do të kenë privilegjin që të drejtojnë seancën konstituive të Kuvendit.

E sa i përket subjekteve, në grupin parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje mosha mesatare pritet të jetë 38 vjeç, në LDK 43 vjeç e në PDK 44 vjeç. Kurse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, moshën e deputetëve pritet ta ketë më të vjetrën 46 vjeç.

Nga ana tjetër deputetët që janë zgjedhur për herë të parë e që kanë marrë më së shumti vota në zgjedhjet parlamentare, janë Uran Ismajli nga PDK me mbi 28 mijë vota, Arben Vitija nga LVV mbi 26 mijë vota, Hekuran Murati me mbi 23 mijë të tilla. Pastaj Besian Mustafa nga LDK mbi 18 mijë vota si dhe Ferat Shala nga PDK poashtu mbi 18 mijë vota.

Sipas platformës votaime që merret me monitorimin e punës së Kuvendit, në këto zgjedhje kishte edhe deputetë të rizgjedhur që patën rritjen më të madhe të votave krahasuar me zgjedhjet e kaluara.

Vjosa Osmani kandidatja e LDK-së për kryeministre është në listë e para, ku prej 64 mijë votave në zgjedhjet e 2017-ës, në këto të fundit ka arritur t’i marrë 176 mijë vota.

Pas saj renditet ish shefi i grupit parlamentar, të LVV-së, Glauk Konjufca, me mbi 42 mijë vota më shumë sesa në zgjedhjet e kaluara.

Kandidati i LVV-së për kryeministër Albin Kurti me 40 mijë vota më shumë. Albulena Haxhiu nga LVV me mbi 27 mijë vota më tepër, e Kujtim Shala nga LDK me mbi 21 mijë vota më shumë.

Por kishte edhe prej atyre deputetëve të cilët pësuan rënie në vota.

I pari në listë është ish-shefi i grupit parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti, në vitin 2017 kishte marrë 115 mijë vota, kurse në këto të fundit vetëm 26 mijë. Tutje renditet Driton Selmanaj i LDK-së me 19 mijë vota më pak, e Donika Kadaj-Bujupi me 10 mijë vota me pak. Teuta Haxhiu e AAK-së e Memli Krasniqi i PDK-së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme