Kuvendi i Shqipërisë sot seancë për shkarkimin e Metës

Pasditen e sotme në orën 17.00 është thirrur një seancë e jashtëzakonshme parlamentare në Shqipëri për të diskutuar ngritjen e një komisioni hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Pas një debati prej dy orësh, pritet të merret vendim, ndërkohë që gjithçka pritet të përfundojë brenda orës 19.30.

Gjithçka pasi kreu i shtetit anuloi datën e zgjedhjeve të 30 qershorit, duke bërë që mazhoranca të rendisë një listë shkeljesh.

Ndërkohë në orën 20.00, opozita ka thirrur protestën e parë pas votimeve të së dielës.

Lini Një Koment