Kwai Hong Ip, nga 1 prilli merr detyrën si kryeprokuror i Speciales

Zyrtarët e Prokurorisë Speciale kanë deklaruar se në fund të këtij muaji i skadon mandati kryeprokurorit David Schwediman, ndërsa nga fillimi i muajit të ardhshëm kompetencat do t’i kalojnë prokurorit Kwai Hong Ip. Ata thonë se Hong Ip do ta sigurojë vazhdimësinë dhe do ta ruajë ritmin e hetimeve.

Por nga korriku i vitit të kaluar, kur ky institucion ndërkombëtar i drejtësisë është plotësisht funksional, ende nuk është ngritur asnjë aktakuzë.

Pavarësisht se kryeprokurori i Gjykatës Speciale David Schwendiman përfundon mandatin e tij në fund të këtij muaji, Dhomat e Specializuara do ta vazhdojnë punën e tyre pa kurrfarë pengese. Kështu kanë bërë të ditur si nga Zyra e Prokurorit Special, ashtu edhe nga Zyra e Dhomave të Specializuara.

Christopher Bennett, zëdhënës në Zyrën e Prokurorit Special, ka thënë për “Zërin” se Kwai Hong Ip do të bëhet prokuror special më 1 prill, në mënyrë që ta sigurojë vazhdimësinë dhe ta ruajë ritmin e hetimeve, porse nga Dhomat e Specializuara kanë bërë të ditur se shumë shpejt do të fillojë procesi i zgjedhjes së prokurorit të ri, me ç’rast do të shpallet edhe ftesa për aplikim për prokurorin special.

Maja Kocijançiq, zëdhënëse për Politikat e Jashtme të BE-së dhe për Politikën e Sigurisë, ka thënë se procesi për emërimin e një prokurorit të ri do të bëhet në përputhje me Ligjin mbi Dhomat e Specializuara, Prokurorinë Speciale, legjislacionin dhe procedurat e tjera përkatëse.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme