Ky djalosh ka refuzuar trashëgiminë 122 miliardë dollarë, arsyeja do t’ju habisë (Foto)

Duket si një histori e pabesueshme por në fakt është e vërtetë.

 

Djali i njeriut më të pasur në Kinë ka refuzuar trashëgiminë 122 miliardë dollarë.

Wang Jianlin, 62 vjeç, është njeriu më i pasur në Kinë dhe pronar i Dalian Wanda Group.

Ai ka dhjetëra firma ndërtimi, qendra tregtare, parqe lojërash, klube sportive etj.

Por djali i tij 28 vjeç Wang Sicong ka refuzuar trashëgiminë e të atit.

Sicong që është drejtor në konglomeratin e të atit nuk do të zërë vendin e të atit kur ai të largohet.

“E pyeta tim bir për vazhdimin e biznesit, dhe më tha se nuk pranon të bëhet president i kompanisë. Ai nuk dëshiron të bëjë një jetë si e imja, i mjafton puna që ka aktualisht”, ka thënë babai i tij në një takim me disa sipërmarrës.Express