Ky do të jetë moti deri në fundjavë

Nga dita e mërkurë e deri të premten do të ketë masa ajrore të cilat vijnë nga veriperëndimi i vendit duke bërë që zhiva në termometër të pësojë zbritje në të dy vlerat ekstremale, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Sipas IHMK-së do të mbajë mot I ndryshueshëm, me riga shiu, intervale të gjata me diell, mjegull nëpër ultësira , kurse në viset malore reshjet e shiut do të jenë të përziera me borë.

Temperatura minimale e ajrit do të lëvizin ndërmjet -5  deri 4 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 5gradë deri 14 gradë Celsius.  Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi  deri 6m/s.