Nuk arriti ta përfundonte provimin, studenti i Mjekësisë vdes nga sulmi kardiak

Studenti i Fakultetit të Mjekësisë, 23 vjeçari-Leutrim Gjini nga komuna e Suharekës, nuk ka arritur dje ta përfundoj provimin që kishte në lëndën e Gjinekologjisë, pasi që i njëjti pas një sulmi kardiak ka ndërruar jetë.

Lajmin e ka konfirmuar drejtoresha e klinikës së Gjinekologjisë në QKUK, Myrvete Paçarada. Paçarada ka treguar se si ka ndodhur rasti, ndërkaq ka thënë se Leutrimi ka qenë një student i shkëlqyer.

“Dje kanë hy në provim, dhe Leutrimi ka hyrë në pjesën praktike të provimit të cilën e ka kaluar, pasi ka dalë nga asistentja e lëndës e cila e ka kryer provimin në pjesën praktike, Leutrimit i kanë thënë se duhet me u ngjit lartë tek profesoresha mu pyet me gojë. Ai deri sa ka qenë duke ju treguar kolegëve se e ka kaluar pjesën praktike është rrëzuar në tokë”, ka thënë Paçarada.

Ajo ka thënë se Leutrimi besohet të ketë pasur edhe më herët probleme me zemër.

Ndërkaq në rrjetin social Facebook, doktori Leonard Bytyqi ka shkruar se Leutrimi i është nënshtruar një operacioni i cili ka zgjatur 10 orë, por nuk ia doli të mbijetonte.

“Është shumë e vështirë, t’i thuash lamtumirë një djaloshi 23 vjecar L.Gjini, dikuj që do të bëhej shpejt kolegu ynë, e të përshëndetesh në të tillë mënyrë, mes lotësh dhe gjakut. 10 orë përpjekje, 10 orë operim, 10 orë luftë , një ushtri e madhe e Kardiokirurgjisë dhe jo vetëm, kundër natyrës, për ta kthyer sërish atë zemër të re në jetë. Kësaj radhe, e pamundura s’u bë dot e mundur. Për ne është humbje shumë e madhe, e dhimbshme, për mu është kujdestaria më e mërzitshme, deri më sot. Ngushëllime për familjarët dhe të gjithë tjerët, zoti e mëshiroftë, këtë engjëll, që fati ia ktheu shpinën. Me pikëllim të thellë: Dr Leo Kardiokirurgji. “, ka shkruar Bytyqi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme