Ky është frizeri që ia ‘korrigjon’ flokët Albin Kurtit

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje është politikani kosovar që çdo herë i ka kushtuar rëndësi modelit të flokëve.


Edhe pse prej kohësh ai mban një model flokësh që mund të duket i zakontë, në fakt ai është stil i flokëve të shthurura, që lë përshtypjen e një personi që nuk i vë shumë rëndësi dukjes së jashtme, shkruan gazetametro.net.

Se Kurti përkujdeset që paraqitja e tij të jetë më ndryshe se sa e zakonshmja më së lehti dëshmohet dukja e tij në fillet e marrjes me aktivitete publike.

Në kohën e protestave studentore, ku Kurti ishte një nga liderët e tyre, ai shfaqej me flokë ta gjata kaçurrela sikur të ndonjë ‘rockstari’.

Tash ai mbanë flokë të shkurtra, dhe ato i rregullon te një sallon i njohur në kryeqytet.

Këtë e ka bërë të ditur vet frizeri Armend Gashi përmes një postimi në Facebook, ku ka thënë se ‘sot pata nderin të ia prej flokët Albin Kurtit’.

Por, më shumë se sa prerje, frizura e Kurtit mund të cilësohet si ‘korrigjim’, pasi ai përkujdeset që të mos u bëjë prerje shumë të shkurtër.

Lini Një Koment