Ky është kapiteni i ri i Kombëtares (Foto)

Mërgim Mavraj është kapiteni i ri i Kombëtares shqiptare

Pas pensionimit të Lorik Canës nga Kombëtarja shqiptare, u diskutua shumë se kush duhet të mbajë shiritin e kapitenit.

Mirëpo, duket se tashmë trajneri, Gianni de Biasi e kishte të qartë se kujt do t’i takojë shiriti pas pensionimit të Canës.

Mërgim Mavraj është ai që ka trashëguar shiritin e kapitenit, të cilin po e mban në krah në ndeshjen miqësore që Shqipëria po zhvillon ndaj Marokut në stadiumin ‘Loro Boriçi’.