Ky është komandanti i UÇK’së që u arrestua nga Serbia

Avdyl Jakupi, është lindur në Tanushë, ai u shkollua në Viti të Kosovës me një rreth shqiptar, katolik e mysliman. Në luftë u kyç si shumë të tjerë, për çlirimin e tokave shqiptare.

Avdyl Jakupi njihet ndryshe edhe me nofken si Komandant “Çakalla”, është njëri prej ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, që operonte në zonën e Kumanovës, Likovës dhe Haraçinës.

Ai fillimisht është akuzuar se kinse kishte minuar trenin e linjës Athinë-Beograd, në atë kohë deri sa kishin shkuar që ta arrestonin, pati rezistuar, duke rrëmbyer dy policë, shkruan gazetametro.net.

Për këtë ai më vonë ishte dënuar 15 vite dhe 7 vite për terrorizëm, gjithsej 22 vite burg.

Avdyl Jakupi, i njohur gjatë kryengritjes shqiptare në Maqedoni si Komandant ‘Çakalli’, ai gjatë kësaj kohe nga burgu iu kishte dërguar disa herë letër medieve, nga burgu i Shkupit.

Ai përmend në letër sesi sllavo-maqedonasit e kishin akuzuar me një akuzë, sikur gjoja kishte minuar trenin e vijës Athinë-Beograd, me ç’rast e dënuan me 22 vite burg. “Gjatë kohë qëndrova në burgun e Shkupit, i cili ishte i mbushur me shqiptarë të dënuar pa fakte. Unë rrija drejt dhe u jepja moral të rinjve… Tash i mbush 12 vite burg në burgjet e shkive, i mbuluar në burgun e harresës, por një gjë e kam të freskët.  Ato lulet mbi varret e dëshmorëve në të shenjtën Republikë të Kosovës. Lavdi të rënëve për atdhe!”, thuhet mes tjerash në  letrën  e komandantit  të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Avdil Jakupi.

Komandant “Çakalla”, u bë i njohur për publikun nga një video ku shfaqej nga burgu, ai në atë kohë kishte një mesazh për shqiptarët kur tregonte  se me kyçjen e disa personave në UÇK, si p.sh Ali Ahmeti, që sipas tij infiltrua në UÇK nga shërbimet e huaja sekrete, UÇK-ja mori konotacion tjetër.

Avdyl Jakupi është i njohur edhe për UNMIK-un në atë kohë, pasi që në 2003 kërkohej nga shteti Maqedon për ekstradim dhe vuajtje të burgut atje.

Ai ishte arrestuar pastaj në Ferizaj nga Interpoli dhe është ekstraduar me helikopter nga Prishtina për në Shkup gjatë vitit 2003.

Ai vazhdon të jetë në Listën e Zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës sikurse edhe shumë shqiptarë. Edhe pse kjo listë është rifreskuar nga Departamenti Amerikan i Thesarit, megjithatë aty vazhdojnë të mbesin ende shumë emra të njëjtë, kryesisht ish ushtarë dhe ish udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Komandant “Çakalla”, ka folur edhe për rastin në Kumanovë, ai atë e sheh si tradhti dhe aty ranë ata që i ka pasur shok të luftës e idealit, e i burgosën ata që i pata njashtu bashkëluftëtar.

Avdyl Bunjaku derisa sa është liruar pas 14 vitesh dhe dy muaj vuajtje të dënimit me burg, ai prap është arrestuar nga Njësia Speciale e Serbisë gjatë kalimit tranzit nëpër shtetin serbë, aty është marrur në pyetje nga Shërbimi Sekret për rreth tetë orë dhe është liruar më pas.

Çakalla ka deklaruar se po mirret vetëm shëndetin e ti, pasi që vuan nga veshkët dhe nuk ka kujdes mjekësor./gazetametro.net.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme