Ky është moti për këtë javë

Sakte.net / e Hënë  03 Tetor 2016 – 08:45

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi ynë gjatë këtyre pesë ditëve do të jetë nën ndikimin e masave relativisht të ftohta të ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit.

“Pjesa e parë e ditës së hënë do të jetë me intervale me diell, por gjatë ditës do të ketë zhvillim të vranësirave të cilat do të shoqërohem me riga shiu ku nëpër disa lokalitete do të jenë pak sa ma të theksuara”

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do te lëvizin ndërmjet 20-22 gradë Celsius.

“Nga dita e martë e tutje do të mbajë mot tipik vjeshtor me gjithë parametrat meteorologjik.Temperaturat  minimale do të lëvizin nga 0 deri 7 gradë Celsius , kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius”, bën të ditur IHMK, transmeton Klan Kosova.