Ky është njeriu më i pasur që ka shkelur mbi tokë

Bill Gates dhe Rockefellerët nuk kanë asgjë në krahasim me Musën I të Perandorisë së Mansa-s, një perandori nga Mali shumë e pasur me ari nga viti 1312 deri më 1337.

Sasia e parave që Musa thuhet të ketë pasur besohet të jetë diku rreth 400 miliardë dollarë me paratë e ditëve të sotshme.

Në fakt, ai ishte aq i pasur sa që kur shkoi në pelegrinazh në Mekë u dhuroi ari pothuajse të gjithë atyre që i takoi në rrugë, transmeton Gazeta Express.

Për rreth 400 vjet, nga viti 1230 deri më 1600, Perandoria e Malit në Afrikë Perëndimore ishte një kulturë dominuese në kontinent.

Ari në Mali erdhi nga tri minierat e mëdha të arit në Bambuk, Boure dhe Galam. Me këto tri miniera, thuhet se Mali ofroi rreth gjysmën e arit për gjithë Afrikën, Evropën dhe Azinë nga shekulli i 14-të.

Me sasi të madhe të arit, Mali u bë perandoria më e madhe në historinë e Afrikës, dhe në fakt, vetëm Perandoria Mongole ishte më e madhe në kohën e Mansa Musës I.

Si një mysliman i devotshëm, Mansa Musa njihej si perandori i kombit më të pasur në planet më 1324, kur vendosi se ishte koha që të shkonte në tokën e shenjtë të Mekës.

Pelegrinazhi i Musës zgjati dy vite, gjë që kushtoi absolutisht shumë. Ai mori me vete të paktën 500 njerëz si roje, elefantë dhe deve.

Thuhet se numri i skllevërve që shoqëronin udhëtimin e tij ishte rreth 12,000 dhe numri total i njerëzve ishte rreth 60,000.

Sipas historianit arab Ibn Khaldun, Musa ishte shumë zemërgjerë gjatë udhëtimit. Khaldun tha: “Në çdo pushim gjatë udhëtimit, ai do t’u ofronte njerëzve ushqim të rrallë dhe ëmbëlsira”. Khaldun gjithashtu thotë se Musa mori me vete rreth 80 kube ari, që sipas historianit nëse e barazojmë me koston e arit për kg sot, i bie diku rreth 566 milionë dollarë në ari që ky njeri e mori me vete në udhëtim.

Gjithë ky shpenzim i madh sigurisht që ndikoi keq në ekonominë e vendit të tij, e cila filloi të dobësohej. Besohet se pas kthimit nga udhëtimi i tij, ai shkoi në disa zona dhe pa se çfarë i kishte bërë ekonomisë dhe tentoi që ta rregullonte atë duke huazuar ari me një normë të lartë interesi.

Duke e kthyer arin prapa por me një vlerë më të madhe, ai thuhet se ia doli ta rregullonte ekonominë të cilët e kishte shkatërruar.