Ky është personi që e zuri muri në Vrellë të Istogut

Mesdita e sotme ka qenë e kobshme për familjen Bicaj në Vrellë të Istogut. Qerim Bicaj ishte duke punuar afër shtëpisë së tij kur aksidentalisht e ka zënë muri gjatë prishjes së një objekti të betonizuar.

Bicaj është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Pejës, por që nuk ka arritur t’i shpëtojë më të keqes, mëson Indeksonline.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Policia për të parë nga afër rrethanat e rastit.

Qerim Bicaj ishte 49 vjeçar ndërsa prapa vetes ka lënë bashkëshorten dhe fëmijët.

Lini Një Koment