Ky është veterani i UÇK’së që vdiq pasi iu këput dora duke punuar

Sh.Fetahaj gjatë ditës së hënë pësoi një incident tejet të rëndë derisa ishte në orarin e tij të punës.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.


“Mund t’jua konfirmoj që përkundër përpjekjeve të vazhdueshme të stafit, pacienti ka ndërruar jetë. Ka qenë duke u trajtuar në Klinikën Intensive dhe gjendja e tij ka qenë e rëndë”, ka thënë Fazliu.

Policia gjatë ditës së martë kishte njoftuar se rasti ka ndodhur në rrugën “Zhujë Selmani”.

“Raportohet se viktima mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke punuar në një kompani, në rrethana të panjohura ka pësuar lëndime trupore. Një nga makineritë ia ka këputur dorën”, thuhej në raportin 24-orësh.

Ai fillimisht ishte trajtuar në Spitalin e Pejës, për t’u dërguar më pas në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

Mësohet se Sh.Fetahaj ishte edhe veteran i luftës së UÇK-së.

Varrimi i tij do të bëhet nesër.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme