Ky është viktima i aksidentit në Gjakovë, i lënduar rëndë një fëmijë

Një i vdekur dhe shtatë të lënduar në një aksident në Korenicë të Gjakovës.

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se sot më 12 prill 2019, në fshatin Korenicë të Gjakovës ka ndodhur një aksident i rëndë ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe ka edhe të lënduar.

“Aksidenti ka ndodhur në mes dy veturave “Golf”e “Mercedes”, ku shkaktar i aksidentit dyshohet të ketë qenë shoferi i golfit, tashmë i ndjeri B.M., afër 40 vjeç i cili ishte me targa të Shqipërisë, përderisa automjeti tjetër “Mercedes” ishte me targa të Anglisë”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Sipas prokurorisë, lëndime të rënda trupore ka një fëmijë E.M., i cili është nisur për trajtim të mëtutjeshëm për në QKUK, përderisa personat e tjerë të përfshirë në këtë aksident nuk kanë lëndime të rënda trupore dhe janë jashtë rrezikut për jetë. 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme