Ky është zëdhënësi i ardhshëm i ShBA – ve

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi sot se ka përfunduar së formuari ekipin e tij të komunikimit, duke bërë zëdhënësin aktual të partisë republikane zërin e Shtëpisë së Bardhë dhe të administratës së tij të ardhshme.

Sean Spicer u emërua zëdhënës i ekzekutivit dhe do të ngarkohet gjithashtu me marrëdhëniet me median, sipas një komunikate të ekipit të tranzicionit të Donald Trump, që do të hyjë në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar, përcjell Atsh.

Tre persona të tjerë janë emëruar gjithashtu në ekpin e tij të kominukimit. Jason Miller, drejtor i komunikimit, Dan Scavino, drejtor për median sociale dhe Hope Hicks, që është zëdhënësi aktual i ekipit të tranzicionit të presidentit të ardhshëm, do të drejtojë strategjinë e komunikimit.