Ky ishte numri i personave që moren pjesë në koncertin e Cecës në Mitrovicë

Ka filluar koncerti i Svetlana Ražnatović e njohur si Ceca në Mitrovicën e Veriut, e cila ka ardhur në përkrahje të protestës së serbëve që po kundërshtojnë taksën e vënë ndaj produkteve serbe.

“Kam ardhur në Mitrovicën e Kosovës dhe në këtë mënyrë mund të ndihmoj popullin tonë në luftën e tij të drejtë dhe për të drejtat e tij”, ka thënë këngëtarja.

Në këtë koncert që është duke u mbajtur në një para konvikteve studentore kanë marrë pjesë rreth 300-400 vetë, njofton Klan Kosova.

Ceca është duke kënduar këngë folklorike serbe para publikut i cili po dëgjon këngët e saj edhe në motin me shi.

Lini Një Koment