Ky këllëf fantastik ju mundëson ta ngjitni iPhone’in ku të doni (Video)

Është krijuar një këllëf anti-gravitet, i cili ju mundëson ta vendosni celularin tuaj në xham, dollap apo në çfarëdo lloj sipërfaqeje tjetër vertikale, ndërkohë që ju lexoni në të fare kollaj në të kur gatuani apo merreni me diçka tjetër.

Kompania Mega Tiny që e ka ndërtuar atë, ka përdorur teknologjinë e quajtur ‘nano-thithje’, e cila mundëson ngjitjen e objekteve në sipërfaqe të ndryshme. Këllëfi formohet nga disa gropëza të vogla të cilat sigurojnë thithje shumë të mirë edhe më sipërfaqe shumë të lëmuara.

Materiali nano është pak i ashpër, mund të lahet dhe nuk është aq shumë ngjitës sa mezi ta hiqni pajisjen tuaj nga sipërfaqja ku e keni vendosur, transmeton krokodili.

Këllëfi Megaverse mund të vendoset edhe në materiale të tilla si pasqyra apo metale dhe ‘superfuqia’ e tij nuk dobësohet me kalimin e kohës. Ai nuk ndikohet as nga ndryshimet e temperaturës dhe kushton vetëm 40 dollarë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme