Ky ujë në Komunën e Deçanit, bën mrekulli në trupin tuaj (Foto)

Në bjeshkët e Deçanit gjendet një burim uji i njohur nga populli me emrin “Gushavc”. Uji i këtij burimi është i pijshëm, por cilësohet edhe s’i shërues për personat që kanë problem me lukth, infeksione të lëkurës dhe njolla në fytyrë.
Ky vend çdo herë e më shumë po vizitohet jo vetëm nga qytetarë të Komunës së Deçanit, por edhe nga rajone tjera të Kosovës, raporton “Gazeta Blic”

Qytetarët nevojtarë për këtë ujë!
[{ loading … }]
Disa qytetarë udhëtojnë me kilometra me automjetet e tyre për të arritur në vendin, i cili tradicionalisht quhet “Gushavc”.

Përveç vetive shëruese që ka ky vend, në të vizitorët edhe mund të relaksohen.

“Gushavci është shërues për shumë sëmundje“, thotë një M.A., pushuese nga Deçani, e cila më pas tregon se këtu vijnë shumë nevojtarë të moshave të ndryshme edhe nga komunat të tjera për të gjetur ilaç.

Mirëpo, e gjithë kjo ndodh në mënyrë primitive, ngase në këtë vend nuk është ndërtuar asgjë që do t’ua lehtësonte vizitorëve shfrytëzimin e këtij uji, që thonë se është shërues për sëmundjen e eshtrave, lëkurës, fytit etj.

Ajo thotë se nevojtarët grumbullohen përgjatë rrjedhës së këtij uji, “por nuk ka vend për të gjithë, prandaj ata presin në radhë edhe më orë të tëra”, tha ajo.

Edhe ambienti ka mbetur vetëm ashtu siç e ka krijuar natyra, ngase askush nuk kujdeset për mirëmbajtjen e tij.
“Unë jetoj në Gjermani, por verën e kaluar më rekomanduan mjekët që për disa ditë të provoj këtë ujë shërues“, është shprehur M.A.

Cilësia e ujit nuk dihet!

Thuhet se studimi i cilësisë së këtij burimi ka mbetur “viktimë” e mospajtimeve ende ekzistuese ndërmjet Komunës së Deçanit dhe Manastirit të Deçanit.

Në Kuvendin Komunal në Deçan thonë se nuk i janë bërë ndonjëherë analiza laboratorike ujit të “Gushavcit”, raporton gazetablic.com

Në lidhje me këtë ka folur Yllarta Thaçi, zyrtare për marrëdhënie me publikun në KK të Deçanit.

Thaçi, tha se uji i “Gushavcit” ka shekuj që njihet s’i uji shërues, por mohon se Komuna ka të drejtë investimi në atë hapësirë.

“Komuna nuk ka të drejte me investu as me prek asgjë aty për shkak të zonës së mbrojtur”, tha ajo.

Më tej Thaçi për “Gazeta Blic” i ka treguar vetit tjera shëruese që i ka ky ujë

“Ky ujë shëron shumë sëmundje s’i gushen, dhimbjen e këmbeve, lythat , puçrrat, lukthin e shume sëmundje te tjera”, tha Thaçi.

Sipas zyrtares për marrëdhënie me publikun të Komunës së Deçanit, ka pasur të interesuar edhe për investime në atë zonë. Por, është mohuar e drejta e investimit.

“Në vitin 2006 një institute Austriak ka bërë një hulumtim dhe ka kërkuar që të ndërtohet një fabrike, por nuk është lejuar” tha ajo, duke mos dhënë detaje tjera.

Më poshtë mund t’i gjeni disa fotografi të siguruar nga “Gazeta Blic” nga vendi ku qytetarë thonë se po shërohen:

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme