‘La Repubblica’: Shembja e teatrit ‘gjest i turpshëm dhe i keq’

Struktura e ndërtuar në fund të viteve tridhjetë nga arkitekti italian Giulio Bertè ishte një shembull i arkitekturës fashiste, që u bë një qendër kulturore dhe simbol i kryeqytetit shqiptar.

Teatri Kombëtar i Tiranës nuk ekziston më: ??fadromat e inspektoratit për mbrojtjen e territorit të dërguar nga Kryeministri socialist, Edi Rama, kanë fshirë nga zemra e qytetit godinën e ndërtuar në fund të viteve 1930 nga arkitekti italian Giulio Bertè (i njëjti që nënshkroi projektin për Ponte Flaminio në Romë). Një sulm në agim të dielën 17 maj, ndërsa dhjetëra qytetarë të mbledhur në Aleancën për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ishin në ndërtesë, disa hapa nga sheshi Skënderbei.

Ka qenë Qendra Kulturore Skënderbeg, kushtuar kujtimit të heroit kombëtar, ndërsa tani është një fushë me rrënoja. Por rreziku është që ato fadroma të bëhen detonatori i një proteste të ashpër.

Nga ana tjetër e Adriatikut, disa kilometra nga brigjet e Pulias, qytetarë dhe opozitarë ndaj qeverisë Rama flasin për “provën e kthesës autoritare të Kryeministrit”. Dikush tjetër për atë të “diktaturës”. Edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në një postim në Facebook e ka quajtur këtë si “shkatërrimin përfundimtar të çdo iluzioni të ekzistencës së shtetit të së drejtës në Shqipëri”. Monika Kryemadhi, drejtuese e Lëvizjes Socialiste për Integrim edhe zonja e parë, u ndalua nga agjentët së bashku me rreth gjashtëdhjetë qytetarë, përfshirë regjizorin dhe producentin Robert Budina, i cili u lëshua pas 15 orësh.

“Ne ishim në një dhomë në katin e tretë kur policia policia erdhi dhe na sulmoi duke përdorur edhe spray me piper. Drejtuan drejt meje një kallashnikov para se të më çonin në stacionin e policisë,” tha artisti 56 vjeç për Repubblica. “Rama dëshiron të na etiketojë si barbarë që kundërshtojnë modernizimin e vendit. Dhe ai thotë se ajo ndërtesë kishte probleme statike”, shton regjisori.

“E rreme. Struktura mund të rinovohej, aq sa i rezistoi deri tërmetit të nëntorit 2019”, thotë Adi Krasta, gazetar 55-vjeçar i televizionit, profesor për komunikimin në Universitetin e Tiranës dhe Prishtinës, kryeqyteti i Kosovës. Ai eshtë jë zë i padëshiruar për kryeministrin (“më nxorri jashtë nga tre emisione”, kujton profesionisti).

Akuza është se sipërfaqja prej mbi pesë mijë metrash katrorë, e cila i kaloi Bashkisë me një dispozitë të qeverisë Rama në 8 maj, do shëndohet në hapësirë ??për të ndërtuar kulla, përveç një teatri më modern.

Protesta vjen edhe nga Bari, nga Presidenti e Confindustria, Sergio Fontana, i cili që prej vitit 2018 ka qenë edhe kreu i Confindustria Albania.

Fjalë shumë të ashpra: “Është sikur, për të ndërtuar një teatër më të madh dhe të rehatshëm, të vendosej që të rrënohej Arena e Veronës ose Kolosseumi”, thotë sipërmarrësi pugliez. Dhe pastaj: “Teatri Kombëtar ishte një shembull i arkitekturës italiane, dëshmi e lidhjes së thellë të vëllazërimit që bashkon të dy popujt. Në vend të kësaj, ne mund të kishim vendosur aftësitë tona dhe kompanitë tona në fushë për ta ristrukturuar atë dhe ruajtur historinë e tij. Kjo e qeverisë ishte një gjest i ndyrë dhe i pakuptimtë”.

Dënimi nga Puglia, e cila ka një lidhje të ngushtë me anën tjetër të Adriatikut, vjen nga regjisori i Barit, Fabrizio Bellomo. “Është gjithnjë e njëjta histori kudo. Fshirja e asaj ndërtese është si prishja e ndërtesës së Ujësjellësit Pugliez në Bari. Por kjo është një histori e vjetër: anulohet tradita për të bërë vend për stilin e jetës së globalizuar”.

Artistë të tjerë puliezë shkonin dhe merrnin pjesë në të. Ndër këta tenori Aldo Caputo, i cili për dhjetë vjet ka qenë edhe tenori i Bandës së Policisë së Shtetit me regji nga Maurizio Billi: “Ne ishim atje në nëntor për një koncert me rastin e javës së kulturës italo-shqiptare. Ata na mirëpritën dhe më dhemb lajmi i shembjes”.

Nga Tirana, kërkesa për puliezët dhe për të gjithë Italinë është një: “Ndihmoni, te flasim për të, duam të njëjtin teatër”, thotë Krasta.

 

 

Lini Një Koment