Labi: Për ditën e pavarësisë e lanë jashtë listës, ndërsa tani krenohen me Era Istrefin

Që nga momenti kur u dha lajmi se Era Istrefi do të këndojë himnin e Kampionatit Botëror, mbështetja qe e madhe nga figurat publike, shkruan Gazeta Blic.

Por, rreth kësaj ka reaguar së fundmi edhe këngëtari Labinot Tahiri i cili ua ka kujtuar ‘disa organizatorëve’ momentin kur lanë Era Istrefin jashtë listës në sloganin për 10 vjetorin e pavarësisë.

Ai ndjehet krenar me suksesin e radhës të Era Istrefit, ku dhe ka publikuar një fotografi të këngëtares në Instagram, e ka shkruar:

“Tash normal që e shpërndajnë se ne kur kemi suksese jasht vendit, themi është e jona na jem Shqiptarë, kurse për diten e Pavaresise e lanë jashtë listes! Haha çfarë jane disa ” organizatorë” E kanë të kotë, atë qe e bekon Zoti, se fundos dot as paraja e as njerëzit! E kam përvojenbkur njerezit duan të të rrënojnë..! Krenare me ty Era Istrefi Vlerë kombetare” ka shkruar Labi.

Lini Një Koment