Labinotë Demi-Murtezi kalon në Vetëvendosje

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook ka njoftuar për anëtarësimin e ish-deputetes Murtezi në Lëvizjen Vetëvendosje.

Labinotë Demi-Murtezi ka qenë deputete e legjislaturës së kaluar në Kuvendin e Kosovës.

Kurti ka shkruar se Labinotë Demi-Murtezi me profesion letrare dhe albanologe ka përfunduar Letërsinë dhe Gjuhën Shqipe në Fakultetin Filologjik në Universitetin e Prishtinës.

Kryetari i Vetëvendosjes ka vlerësuar aktivizmin qytetar e politik të ish-deputetes Murtezi.

“Vazhdimisht është kyçur në jetën publike, me aktivitete kulturore e shkollore si nxënëse, me ç’rast ka qenë edhe kryetare e të gjitha shkollave të mesme të qytetit. Pastaj, si studente ka qenë aktiviste e shoqërisë civile për të drejtat e grave

Albin Kurti ka shkruar se Labinotë Demi-Murtezi dëshiron të kontribuojë për daljen nga kriza e shtetit dhe për ndryshimet progresiste të cilat i sheh të mundshme vetëm me Vetëvendosjen e të domosdoshme për Kosovën. /GazetaExpress/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme