Ladrovci- Krasniqit: Ku i more paratë për shtëpin në Prishtinë

Kryetari i sapozgjedhur i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka vazhduar polemikat më kryetarin e këshillit Kombëtar të Nisma-s, Jakup Krasniqit

Këtë herë Lladorvci  ka thënë se Jakupi ka instaluar një besueshmëri të rrejshme, për opinionin, andaj, me këtë përgjigje e mbyll komunikimin me të, pasi sipas tij është e pamundur të flitet me Krasniqin i cili hodhi gur e dru mbi të dhe familjen Lladrovci, por edhe të kaluarës time krenare, shkruan lajmi.net.

Ja postimi i plotë i Lladrovcit në Facebook:

Me kaq, Jakup, këtë herë e mbylli nëse nuk jep argumente për ato që i thashë në dy deklarimet e mia.

E di se keni instaluar një besueshmëri të rrejshme, për opinionin i cili nuk ju njeh, andaj, me këtë përgjigje e mbylli komunikimin me Juve, ngase, me juve ka qenë e pamundur të flas, para se të hedhni gur e dru mbi mua, Familjen Lladrovci dhe të kaluarës time krenare.

Po e vijoj me “Listën e zezë” që e përdorët në fushatë paturpësisht, jo për të më ndëshkuar mua por Drenasin, qytetarin e saj.

Në fushat është përmend se jam në “Listën e Zezë” të presidentit Bush. Aty, Jakup, e ke edhe shefin tënd të partisë.

Në këtë “Listë” u gjeta si pasojë e luftës në Maqedoni. Në atë kohë isha Shef i Shërbimeve Mbështetëse në TMK dhe njëkohësisht edhe shef i Kabinetit të gjeneral lejtenant, Agim Çeku. Ishim në koordinim të plotë me gjeneralët dhe oficerët madhorë të KFOR-it dhe të NATO-s. Provuam t’i kontribuonim paqes atje, por edhe zgjidhjes së drejtë të çështjes shqiptare, duke arritur dy Marrëveshje të rëndësishme.

Realizuam edhe takimin e njohur tashmë, bashkë me Ramush Tahirin, ndërmjet ambasadorit të NATO-s në Maqedoni, zotit H.J. Eiff dhe Ali Ahmetit, më 16 maj 2001, takim i cili u bë publik nga vet ambasadori.

Në ndërkohë kishte ndodhur dërgimi i një Letre nga një G2 i TMK-së, e cila kaloi tek shërbimi amerikan, sipas së cilës, “Ramiz Lladrovci po dërgonte armatime dhe Njësinë Speciale të Gardës së Kosovës në luftën e Maqedonisë”, kohë kur mori kthesë të mbarë gjithë angazhimi ushtarak e politik i çështjes shqiptare në Maqedoni.

Besoj, Ti e di përmbajtjen e kësaj letre. Një kopje të letrës “denoncuese”, dhe emrin e autorit e kam para syve ende. E kam tejkaluar, Jakup, ashtu si i kam tejkaluar shumë ligësi tuajat kundër meje, sidomos këto të fundit që bëtë ndaj shtëpisë së prindërve të Fehmi Lladrovcit.

Po iu kthehemi shtëpive, Jakup. Po flasim për ndershmëri. Ku i more paratë, pas luftës, ti që flet për ndershmëri, kur bleve truall dhe ndërtove shtëpi në Prishtinë?

50 mijë marka , thonë, i ke marrë nga një biznesmen i njohur, politikan, me të cilin prapë je në lidhje. Po të tjerat, sepse shtëpia e trualli nuk blihen e nuk bëhet me aq para? Po shtëpinë – pallat që e ke tani? A iu hyjmë llogarive dhe rrogave që ke marrë ti deri në atë kohë dhe nxjerrim një përfundim të “ndershmërisë” tënde financiare?

Në cilën pozitë ishe në Kuvend, kur e punësove Avdylin, vëllain tënd, po djalin e vëllait, po vajzën e motrës, po të renë e vëllait, po gruan e Demir Limajt; kush i punësoi të gjithë këto në administratën e Kuvendit? Veç mos më thuaj se i punësoi Kadri Veseli!

Jakup, veç për moral mos më fol, bile ti. Gëzoje pensionin, se nuk mund të shkosh më lart nga sa të bëri PDK-ja që sot e përbuz, veçse të kthehesh në Negrovc dhe të kositësh bar.

Jakup, nuk po flas për familjarët tuaj, se turpërohem, për besë. Edhe ata e meritojnë një jetë të dinjitetshme, ashtu si babai e nëna ime, dhe të cilëve, krejt atë që do ta meritonin, të paktën një pleqëri të qetë, po doni të ja shkallmoni.

Ke pyetur edhe për blerje e ndërtime në Tiranë. Krejt çka kam në Tiranë, të qofshin falë. A po mi fal edhe ti krejt çka ke në Prishtinë? Po shtëpinë e vëllait tënd, Abdylit, në Golem të Durrësit, që e ndërtoi sa ishte kryeshef ekzekutiv në Drenas?

Ke pyetur se si e kam shantazhuar Hashimin e Kadriun, sipas insinuatave tuaja, dhe si ia kam dalë të fitoj postet.

Postet i fitove ti. Nuk ishe as më i miri dhe as më i zoti se Fehmiu e Shaban Shala, Ramush Haradinaj e Sylejman Selimi. Kur u jepte “nishane” dhe poste ministrore Hashim Thaçi, ishte burrë i mirë. Kur ato për juve munguan, ai u bë i keq.

Të vërtetat unë ia kam thënë Hashimit kur është dashur, sy më sy, edhe pse nuk kemi qenë dakord. Ato që thua ti janë përralla. Kurrë në jetë Ti nuk më ke dëgjuar të flas keq apo të bëj keq kundër shokëve.

Sa i përket faktit që isha në AAK, këtë e kam sqaruar, isha në dakordim të plotë me Ramushin e Hashimin dhe këtë duhej ta merrje si shembull: nuk duhet të shash e të mallkosh atë apo aty ku ishe njëherë, ku ke dhënë kontribut ose ku ke hëngër bukën.

Jakup, për të gjitha këto, të lutem , më trego, se me cilën të ja nis!?

Kaq shumë e paskeni dashtë familjen tonë, sa iu sule sapo ia gjete rastin. Gjete rast të gabuar, kohë të gabuar dhe në njerëz që nuk të kanë pasur kurrë as hak e as hile. Qenka keq kur bjen nga pushteti, Jakup. Mbaje veten.

Kjo letër vije si përgjigje pas mërzisë që ia shkaktove prindërve të mi me sulme e shpifje të ulëta. Ti kurrë nuk ke qenë për ngushëllime te Baba Tush, as te varri i Fehmi Lladrovcit. Ndoshta kujtimi për Baicën nuk të lejon.

Ishte e tmerrshme tendenca të krijoje raste të hakmarrjes në mes të familjeve kontribuese të Lufës çlirimtare, për të pastruar bigrafitë e të akuzuarve në Hagë.

Qytetari i Drenasit ta dha përgjigjen edhe ty, edhe Teneqes edhe gazetarucit.

E mbylla me kaq, sepse nuk reagove, të them se posti i kryetarit të Drenasit nuk është privilegj por detyrim ndaj qytetarit për arsim, shëndetësi, infrastrukturë e zhvillim.

Mjaftë e keni mashtruar Drenasin me zgjedhje e votime, qendrore e lokale qe 16 vjet, duke mos i dhënë atij asgjë. Për herë të parë, qytetari i Drenasit votoi si deshti, duke mos ju dhënë juve mundësi të fusni duart në kuti të votimit.

Edhe ti edhe të tjerët do të bindeni se rruga juaj për përfitime personale ka shkuar. Qytetari ta tha ty dhe subjektit që përfaqëson.

Unë jam i gatshëm të përballem me nevojat e Drenasit. Për këtë do të binden edhe ata që jetojnë nga elektorati i facebook-ut.

Hipotekat kundër Drenasit dhe Drenicës u hoqën përgjithmonë, ai e di kush duhet të punoj për të e jo ta zhvatë sikur deri sot që e keni bërë.

Opinioni e di se së bashku me kryetarin Veseli kemi ftuar publikisht faktorin ndërkombëtar të monitoroj zgjedhjet në Drenas, sepse ato na duheshin patjeter të lira dhe objektive, i ftuam edhe ambasadat dhe makinerinë tjetër mbikëqyrëse, sepse e dija që kishte tendenca të nxihej Drenasi. Këto zgjedhje të lira e të mira na duheshin për investime dhe zhvillim e jo për manipulim dhe karrierë personale.

I përkulem qytetarit të Drenasit që me diciplinë e kujdes, dëshmoi rrugën e vet të ndryshimit, duke përjashtuar çdo manipulim e mashtrim nga zgjedhjet.

Prandaj edhe u ktheva nga Tirana në Gllanasellë, beso që prindët e mi janë gëzuar pa masë, vërtetë ju kam mungue edhe atyre.

Ramiz Lladrovci, Gllanasellë, Drenas