Lajçi: Territor po humb shteti i Kosovës, jo komunat

Ish-anëtari i Komisionit Shtetëror për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror me Malin e ZI, Ali Lajçi, ka treguar se me demarkacion, shteti i Kosovës po humb pronë publike, e jo prona të cilat janë menaxhuar nga komunat.

Ai ka thënë se toka që po e humb Kosova me këtë marrëveshje është pronë që është mbikëqyrur nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Lajçi i ka ftuar Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën t’i bashkohen Lëvizjes Vetëvendosje në protestën e 1 shtatorit.

Ai ka thënë për “Epokën e re” se koalicioni qeverisës nuk i ka votat për ta ratifikuar marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Nëse ratifikohet demarkacioni, do të ketë tensione, mospranim të marrëveshjes dhe rezistencë të llojeve të ndryshme, ka paralajmëruar Lajçi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme