Lajm i madh nga Cana

Lorik Cana nuk do të kthehet më te Nantes, pasi është në negociata për kontratën e fundit të karrierës, larg Francës.

Konfirmimi vjen nga presidenti i klubit francez, Waldemar Kita, i cili për “butfootballclub.fr” ka shpjeguar se si është në të vërtetë situata e mbrojtësit të kombëtares shqiptare.

“Situata është shumë e thjeshtë”, shpjegoi Kita, “Loriku dëshiron që të iki jashtë. Ai është në negociata me disa klube. Ai nuk do të kthehet më këtu, pasi kërkon një kontratë tre apo katërvjeçare.”, ka deklaruar ai.

“Ai është duke negociuar, ndaj duhet ta mirëkuptojmë, pasi kjo mund të jetë kontrata e tij e fundit në karrierën si futbollist. Ai ka qenë shumë i sinqertë me ne, na tha se kërkonte një klub tjetër dhe që nuk dëshironte të kthehej për vitin e fundit të kontratës së tij me ne”, shpjegoi Kita, duke mbyllur praktikisht aventurën e Canës në radhët e klubit francez./lajmi.net

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë